Sport

Zbulohet gruaja misterioze, që i ndryshoi jetën e Dembele. Ajo quhet Rima Edbouche

Futbollisti francez, shumë hermetik me jetën e tij private, sapo ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën në një përfundim befasues.

14 Korrik 2022, 15:31 Nga DOSJA

Zbulohet gruaja misterioze, që i ndryshoi jetën e Dembele. Ajo quhet

SPANJE - Ousmane Dembélé (25) është në vetvete i padeshifrueshëm. Futbollisti francez sapo ka nënshkruar një kontratë të re me Barcelonën, pasi ka mbajtur të ngrirë të gjitha nivelet e klubit ‘blaugrana’ dhe tifozët për muaj të tërë. Pasi luajti si ‘macja me miun’, ai më në fund ka zgjedhur ofertën më të ulët nga entiteti i kryesuar nga Joan Laporta, sepse ai duket plotësisht i përshtatur me qytetin dhe e di se është i rëndësishëm në skemat e Xavi Hernández.

Sezonin e kaluar, sidomos në pjesën e dytë të kampionatit, francezi pati vazhdimësi, ai u zbulua si një asistent i shkëlqyer dhe ishte një nga futbollistët më të spikatur në sezonin gri që kishte ekipi, në fund i dyti pas Real Madridit. 

Dhe në këtë version të ri, më të pjekur dhe të rregullt, ka mundësi që gruaja e tij misterioze, Rima Edbouche, të ketë luajtur një rol të veçantë. Askush, përtej rrethit të tij më të ngushtë, nuk ishte në dijeni, se ai kishte një partnere. Gjithçka u zbulua në fund të 2021, kur u publikua lajmi se ai jo vetëm kishte një të dashur, por se ishte martuar në Marok, vendi i origjinës së gruas së tij. As klubi dhe as bashkëlojtarët e tij nuk ishin në dijeni të kësaj ngjarjeje.

Zbulohet gruaja misterioze, që i ndryshoi jetën e Dembele. Ajo quhet

Për Rima Edbouche, gruan që pushtoi zemrën e tij, dihet shumë pak. Në thelb, pothuajse aq sa dihet për burrin e saj. Me ndryshimin jo të vogël, se ajo ishte një e huaj perfekte dhe Dembélé një yll botëror, hermetik, por në fund të fundit një yll. E megjithatë, pak nga pak dalin në sipërfaqe disa detaje nga jeta e tij.

Zbulohet gruaja misterioze, që i ndryshoi jetën e Dembele. Ajo quhet

Si fillim, ajo rrallë, për të mos thënë ndonjëherë, tregon fytyrën e saj në tërësi ose ndonjë pjesë të trupit të tij përveç duarve, e ndikuar qartë nga besimi e saj fetare. Po flasim për një influencuese, e lidhur kryesisht me botën e modës, e cila grumbullon më shumë se 100 mijë ndjekës në Instagram dhe gati gjysmë milioni në TikTok.

Zbulohet gruaja misterioze, që i ndryshoi jetën e Dembele. Ajo quhet

Një bazë e madhe fansash, të cilën ajo e ka befasuar me lançimin e Razalae, një javë më parë, markës së saj, drejtoresha kreative dhe dizajnjuese e së cilës është ajo vetë. Një projekt biznesi që me siguri ka miratimin e bashkëshortit të saj, megjithëse nuk duket se Dembélé do të ndërhyjë shumë në punët e gruas së tij, për të cilën me siguri do të kemi më shumë lajme në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll