Sport

Lewandowski bojkoton stërvitjen e Bayernit, irritues dhe pa asnjë qejf, refuzoi urdhrat e Nagelsamnn! (video)

Robert Lewandowski donte të ishte një nga lojtarët e shumtë që do të ndryshonte skuadrën në merkaton e verës, ai shpresonte të transferohej te Barcelona

14 Korrik 2022, 17:17 Nga DOSJA

Lewandowski bojkoton stërvitjen e Bayernit, irritues dhe pa asnjë

GJERMANI- Robert Lewandowski donte të ishte një nga lojtarët e shumtë që do të ndryshonte skuadrën në merkaton e verës, ai shpresonte të transferohej te Barcelona, ​​muajt e fundit ai ia kishte komunikuar vullnetin e tij drejtuesve të Bayern Munich, por bavarezët nuk e morën parasysh kërkesën e polakut.

Lewandowski shpreson të ndryshojë ambjent, pasi merkato e transferimeve është ende e hapur. Në seancën e fundit stërvitore, Lewandowski nuk bëri asgjë. Dukej qartë se lojtari nuk kishte dëshirën e zakonshme për t'u stërvitur, aq sa në Gjermani flitej hapur për një lojtar të përgjumur.

Gjuha e trupit të sulmuesit duket mjaft e qartë, ai ishte i fundit që u shfaq në fushë, ai bëri të gjitha ushtrimet, por kurrë nuk dha 100% në fushë. Lewandowski tashmë dukej se ishte mënjanë skuadrës, ai bisedoi vetëm me Leon Goretzka-n dhe pak me Musialën.

Asnjë kontakt i drejtpërdrejtë me trajnerin Nagelsmann, i cili me siguri nuk do të kënaqet kur të shohë edhe pamjet e fjalimit të tij në ekip. Për shkak se ndërsa trajneri gjerman po fliste, Lewandowski dukej krejtësisht i painteresuar, ai kishte hequr sytë dhe dukej se po mendonte për të ardhmen e tij.



E.Ç (Dosja.al)

lewandowski bayern munich

Sondazh

Poll