Sport

Benzema ‘i privilegjuari’ i Ancelottit, pushime shtesë për francezin…

Ai nuk mori pjesë në ekzaminimet mjekësore këtë mëngjes dhe do t'i bashkohet skuadrës ‘los blancos’ të martën e 19 korrikut në Los Angeles.

14 Korrik 2022, 15:06 Nga DOSJA
Benzema ‘i privilegjuari’ i Ancelottit, pushime shtesë për

SPANJE - Karim Benzema (33 vjeç) ishte mungesa kryesore dhe më e theksuar në mëngjesin e parë të ndërkombëtarëve të Real Madridit që nisin parasezonin. Francezi ka leje të posaçme dhe do t'i bashkohet ekspeditës ‘los blancos’ më datë 19 në Los Angeles, duke bërë kështu edhe disa ditë pushim. 

Gjashtë ndërkombëtarët (Modric, Valverde, Alaba, Hazard dhe spanjolët Asensio e Carvajal) plus dy të rinjtë (Rüdiger dhe Tchouameni) u thirrën për të kryer ekzaminimet mjekësore përpara se t'i bashkohen stërvitjes, diçka që do ta bëjnë në seancën e dytë të ditës. 

Një seancë stërvitore që do të fillojë në orën 17:30 dhe në të cilën Carlo Ancelotti do të mund të llogarisë pothuajse në të gjithë lojtarët e tij, rreth 27 në total, në varësi të skuadrës së të rinjve që ka trajneri italian.

Kjo mungesë e Karimit, lojtarit që e vuri skuadrën në kurriz sezonin e kaluar kur ishte fjala për shënimin e golave, nuk ishte befasi për drejtuesit madrilenë. Francezi do të jetë lojtari i fundit i bardhë që do t'i bashkohet parasezonit.

Raportohet se Benzema, një kandidat i qartë për të fituar ‘Topin e Artë’ të këtij sezoni, ka qenë duke u stërvitur vetë gjatë sezonit të pushimeve, ndaj gjendja e tij fizike është më se optimale. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai ka fituar edhe disa ditë pushimi. Ai do të shohë shokët e tij të skuadrës javën e ardhshme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll