Politike

Berisha: Po s’më deshën shqiptarët kryeministër, rrëzoj Ramën dhe zhvillojmë primare

Ai thotë se do të ketë një rival përballë dhe se gjithçka do të vendosë vota.

11 Korrik 2022, 22:39 Nga F.M
Berisha: Po s’më deshën shqiptarët kryeministër,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk dorëzohet në betejën për të mundur kryeministrin Edi Rama, por jo domosdoshmërisht do të bëhet kryeministër i vendit. I ftuar në “Open”, ai thptë se pasi të rrëzojë qeverinë Rama do të bëjë një tjetër primare, nga ku vetë shqiptarët do të vendosin nëse e duan për kryeministër apo jo. Ai thotë se do të ketë një rival përballë dhe se gjithçka do të vendosë vota.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarët: Mendoni se shqiptarët inatin dhe zemëratën ndaj Ramës do ta kthejnë në mbështetje ndaj jush?

Sali Berisha: Keni thënë një gjë shumë të bukur se ata protestues ishin për të mbështetur Shqipërinë jo Sali Berishën. Se kurrë vendi s’ka pasur nevojë për diçka të tillë më parë.

Gazetarët: Mirë mo por a do votojnë për ju?

Sali Berisha: Ata që do votojnë do kenë një alternativë të sinqertë për të luftuar problemet ku po rrokulliset vendi. Pas fitores së zgjedhjeve do bëj edhe një primare për kryeministër.

Gazetarët: E keni sanksionuar në statut këtë!

Sali Berisha: Nëse shqiptarët mendojnë se këta e rrëzuan Edi Ramën, ok, por ndoshta mund të duan dikë tjetër për kryeministër.

Gazetarët: Pra ju dhe një kandidat tjetër në garë përballë jush?

Gazetarët: Kjo do bëhet pas zgjedhjeve apo para zgjedhjeve?

Sali Berisha: Pas zgedhjeve.

Gazetarët: Po s’ka kuptim.

Sali Berisha: Fitova zgjedhjet, prapë ka primare.

Gazetarët: Kishte një perceptim se zoti Berisha thjesht do rrëzojë Bashën se ka vënë në gjumë PD dhe ka shkelur statutin, jo të bëhej kryetar. Perceptimi tjetër është se Berisha nuk ka synim të bëhet kryeministër. Ju realisht a keni menduar se do të shkoni deri në një pikë dhe pastaj do tërhiqeni që ta çlironi edhe partinë nga makthi 35-vjeçar i Sali Berishës?

Sali Berisha: Ajo partia po të kishte makth, u provua. 100 provojnë e dështojnë, një rikthehet. Ju me të drejtë shtroni, se ça do bëjë Sali Berisha për t’ia lënë dikujt partinë. Ju them një gjë se rruga e vetme për një forcë politike që e çon në fitore është dorëhqeja e atij që humbet. Është praktikë konstante e të gjitha forcave demokratike të Europës. Humbe zgjedhjet, ik.

sali berisha

Sondazh

Poll