Politike

Berisha zbulon planin: Jo vetëm protesta, do përzgjidhen shqiptarë nga Diaspora, do dëgjoni alternativat tona

Berisha tregoi planet për qeverinë e ardhshme të PD, teksa tha se është në kontakt non-stop me personalitete shqiptare nga më të shquarat nga emigracioni, diaspora dhe Shqipëria.

11 Korrik 2022, 21:40 Nga I.A
Berisha zbulon planin: Jo vetëm protesta, do përzgjidhen
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një zotim para shqiptarëve, se do bëjë që ata ta harrojnë qeverinë “Berisha 2”. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tregoi planet për qeverinë e ardhshme të PD, teksa tha se është në kontakt non-stop me personalitete shqiptare nga më të shquarat nga emigracioni, diaspora dhe Shqipëria.

Pjese nga biseda:

Eni Vasili: Çfarë ndodh në shtator, e keni kalendarin e protestave?

Sali Berisha: Do bëhen përpjekje për të kapur grupet anësore dhe për ti bashkuar me frontin për shpëtimin e Shqipërisë. E dyta, duhet të arrihen komunitetet e veçanta?

Eni Vasili: Keni një plan, KOP ishte një eksperience e jashtëzakonshme që ju solli në pushtet

Sali Berisha: Do rikthehet edhe më fuqishëm. Ju garantoj që kabineti i ardhshëm i PD do ketë personalitete shqiptare nga më të shquarat, nga emigracioni, diaspora dhe Shqipëria. Sot ka gra dhe burra në pozicionet më të rëndësishme. Ata do përfshihen. Jam në përpjekje non stop të kontaktimit me të të vendosjes së urave të bashkëpunimit, qoftë këtu në Shqipëri. Ka ekspertë djem dhe vajza me përgatitje shumë të mirë, por që nuk flet kush më ta. Do ti jap një imazh krejt tjetër qeverisjes së ardhshme. DO bëj që Shqiptarët ta harrojnë Berishën 2. Ky është zotimi im solemn.

sali berisha

Sondazh

Poll