Politike

Meta dekoron futbollistin Kokalari: Ngriti ekipin e Tomorrit në nivelet më të larta

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Kokalari arritën që ta ngrinin klubit e Tomorrit në nivelet më të larta të futbollit kombëtar.

11 Korrik 2022, 22:05 Nga I.A
Meta dekoron futbollistin Kokalari: Ngriti ekipin e Tomorrit në nivelet
Pamje nga ceremonia

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot futbollistin nga Berati Robert Kokalarin. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Kokalari arritën që ta ngrinin klubit e Tomorrit në nivelet më të larta të futbollit kombëtar.

Postimi i Plotë:

Edhe pse “biografia” nuk i dha asnjëherë mundësinë të vishte fanellën e Kombëtares jashtë vendit, nuk ia zbehu kurrë shkëlqimin e talentit të jashtëzakonshëm, Robert Kokalari, një prej qendërmbrojtësve më të mirë të futbollit tonë. Ai së bashku me Kovaçin, Arbërin, Milen, Matrapazin dhe kolegë të tjerë e ngritën ekipin "Tomorri" në nivelet më të larta të futbollit kombëtar. I grumbulluar shumë herë, Kokalari u lejua të luante vetëm disa ndeshje ndërkombetare ku kontributi i tij mbetet i çmuar sidomos në fitoren e Shpresave kundër Austrisë dhe me barazimin në Shkodër ndaj R.F. të Gjermanisë. Roberti me vëllain e tij Arben Kokalarin janë pjesë e historisë, jo vetëm të futbollit beratas, por edhe e krenarisë të këtij qyteti. Ndaj e prita me kënaqësi propozimin e Shoqatës "Antipatrea Berat" për t'i akorduar Robert Kokalarit Titullin “Mjeshtër i Madh”, me mirënjohje dhe vlerësim për talentin dhe ndihmesën e dhënë me pasion për zhvillimin cilësor të futbollit tonë.

ilir meta robert kokalari

Sondazh

Poll