Politike

“Po na çon drejt shkatërrimit”/ Berisha tregon ç’i tha Bashës në sy të grupit të PD

Berisha tha se i ka kërkuar Bashës që të ndjekë modelin e Shkupit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

11 Korrik 2022, 21:24 Nga I.A,F.M
“Po na çon drejt shkatërrimit”/ Berisha tregon
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD, Sali Berisha ka zbuluar një bisedë me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, në News24, Berisha tha se i ka kërkuar Bashës që të ndjekë modelin e Shkupit për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

“Atë që i kam thënë Bashës, do ta bëj. I kam thënë “ore shiko modeli i Shkupit”. Çfarë ndodhi në Shkup? Për tre javë u rrëzua qeveria. “Jo, s’na vijnë”, më tha. “Po, duhet ta provosh”, i thashë. Edi Rama ka bërë mbi 1715 protesta gjatë kohës sime. Por, tani protesta kur të fillojë, do të jetë non stop, në mbrojtje të një kauze të drejtë. Unë them se do të fitojmë, nuk ka asnjë diskutim. Nëse unë i jam shkas Edi Ramës, le ta bëjë 100 herë këtë. Shkaku është vota”, tha Berisha.

sali berisha lulzim basha

Sondazh

Poll