Politike

Berisha: Nëse vij në pushtet do kem marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, beteja me Blinken deri në vdekje

Për përballjen ne gjyq me Antony Blinken, Berisha tha se do të zgjasë sa të jetë gjallë ai. 

11 Korrik 2022, 22:16 Nga F.M
Berisha: Nëse vij në pushtet do kem marrëdhënie të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ardhja e tij në pushtet në Shqipëri do të bëhet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar në "Open", Berisha tha se ai, pasi të vijë në pushtet do të ketë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA-të. Për përballjen ne gjyq me Antony Blinken, Berisha tha se do të zgjasë sa të jetë gjallë ai. 

Pjesë nga biseda; 

Pyetje: Besoni vërtet që një forcë politike mund të marrë pushtetin, pa mbështetjen e SHBA?

Berisha: Në mënyrë absolute, 100%, me një kusht, të ketë parime të drejta.

Pyetje: Ju do të rrëzoni një kryeministër që bën korrupsion, ndërkohë që jeni “non grata”.

Berisha: Jam rast unik në botë, i dyti, që kam paditur Sekretarin e Shtetit për shpifje. Dhe të them këtu, që do të vazhdojë gjyqi sa të jem gjallë. Edhe po u bëra kryeministër, do të vazhdojë procesi. Ka disa forma, kjo që kam bërë unë është padi për shpifje. Kam paditur në një vend.

Pyetje: Pse nuk e padisni në Amerikë?

Berisha: Sepse forma e trajtimit të problemit ishte ndryshe, edhe çmimi shumë i lartë. Nëse e padisje për shpifje, merrte dosjen e Delinës, e dënonte Delinën dhe më jepte mua të drejta. Unë nuk e kisha me Delinën, as me Ramën, por me njeriun që më kishte akuzuar për korrupsion. Ka pasur përpjekje, por unë nuk tërhiqem nga kjo.

Pyetje: Ju do të bëni dhe Primare…

Berisha: A ke parë të më pengojë njeri gjatë këtij udhëtimi që kam bërë? Jo, absolutisht.

Pyetje: Ke fituar bazën e PD…

Berisha: Jo nuk është baza, janë shqiptarët, sepse kauza e drejtë dhe forca e idealit të një njeriu që mbron kauzën e drejtë, nuk thyhet absolutisht. Marrëdhëniet e mia me SHBA do të jenë të shkëlqyera, kur të fitoj unë pushtetin.

Pyetje: Si do të jenë pra?

Berisha: Ke 6 zyrtarë, merr lexo, 6 zyrtarë hungarezë, që unë i kam takuar, dhe që iu është hequr ‘”non grata”, që iu ishte vënë për të njëjtin përcaktim si mua. Kam takuar kryetarin e parlamentit të atij vendit dhe më ka folur një orë se e kishin caktuar “non grata”. Nuk kam përgjegjësi unë për ato që thotë ambasadorja Kim. Është përpjekur të bëjë gjithçka ndaj meje, por e vërteta është rezultati. I vetmi rezultat është dezinformomi që i ka bërë DASH, por është punë e saj, jo e imja.

antony blinken sali berisha

Sondazh

Poll