Politike

Berisha krahason vetem me Steve Jobs: Fatmirësisht Lili punoi për mua, jo si gruaja e tij

Berisha tha se rikthimi i tij është njësoj si i Steve Jobs, por me një ndryshim.

11 Korrik 2022, 22:23 Nga F.M
Berisha krahason vetem me Steve Jobs: Fatmirësisht Lili punoi për mua,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka krahasuar veten me Steve Jobs. I ftuar në "Open", Berisha tha se rikthimi i tij është njësoj si i Steve Jobs, por me një ndryshim. Ndryshimi, sipas Berishës është se bashkeshortja e tij, Lirie Berisha ka punuar për të dhe jo kundër, siç ka vepruar ajo e Jobs. 

Pjesë nga biseda:

Sali Berisha: Merr një listë dhe listo 100 politikanë, dhe le të provojnë rikthimin.  E provoj Jorgo Papandreu. Është multimilioner dhe me lidhje të jashtëzakonshme ndërkombëtare. Do kthehem tha. Erdhi koha të kthehem unë. Ta marr partinë tha. Morri 2.7%. Dhe kthimi i nderuar zotëri, nuk vjen se do ti. Ka një kimi dhe alkimi krejtësisht tjetër. Është i rrallë. Fati im është identik me Steve Jobs. Ai nuk dha dorëheqjen unë dhashë dorëheqjen. Ata më vunë shqlemin në mënyrën më të turpshme,. të cilën nuk e përtypi askusn. Dhe Steve u ritkhye. Fatmirësisht Lili punoj për mua por e shoqja e Jobs, punoi kundër Steve. Apple kur Steve i vunë drrunin, u rikthye dhe e bëri Apple kompaninë më gjigande të botës. Kthimi im nuk është s’po them me gjeneralin De Gold, por ja po them Steve Jobs.

Gazetarët: Por keni të njëjtët bashkëpunëtorë, jeni njësoj si në 2005 zoti Berisha.

Sali Berisha: Edhe Steve Jobs me të njëjtën bashkëpunëtorë e bëri Appple.

Gazetarët: Steve Jobs u kthye në një kompani që e kishte themeluar. Ju s’mund ta bëni këtë. Tani ju mendoni se urrrejta ndaj Edi Ramës mund të vijë si votë për ju. Protesta e fundit ishte një shprehje zemërate ndaj qeverisë, ndaj situatës ekonomike, ndaj aferave më shumë se sa një mbështetje ndaj Sali Berishës.

sali berisha steve jobs

Sondazh

Poll