Politike

Berisha: Skandali me evazionin fiskal do të jetë fundi i Ramës, do e rrëzojë këtë qeveri!

Ai tha se firmat e Ramës do të dalin hapur dhe se qeveria do të bjerë. 

11 Korrik 2022, 21:32 Nga F.M
Berisha: Skandali me evazionin fiskal do të jetë fundi i Ramës,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se fundi i qeverisë së kryeministrit Edi Rama do të jetë nga skandali me evazionin fiskal që është denoncuar së fundmi. I ftuar në "Open", Berisha tha se ky skandal nuk do të kalojë pa revoltuar qytetarët. Ai tha se firmat e Ramës do të dalin hapur dhe se qeveria do të bjerë. 

"E morët sot të fundit apo jo, ka dalë i vdekuri me 5.5 milionë euro. E morët vesh këtë të fundit? Kyskandal do e rrëzojë këtë qeveri, ky skandal do t’i sjellë fundin. Ka pasur një problem në shoqërinë tonë, në reagimin kundër korrupsionit. Ky skandal do ta djegë, do të jetë populli që nuk do ta lejojë ta kalojë këtë skandal, ai ka firmosur, e zeza mbi të bardhë, Agaçi që mbushi baulet bshkë me të ka firmosur. Kjo nuk kalohet,"- tha Berisha. 

sali berisha edi rama

Sondazh

Poll