Politike

Gara me Ibsen Elezin/ Berisha: S’jam përgjegjës për shanset e kundërshtarit

Berisha tha se Elezi është një nga demokratët më të vjetër por se ai nuk është përgjegjës për shanset që të tjerët kanë kundër tij.

11 Korrik 2022, 21:56 Nga I.A,F.M
Gara me Ibsen Elezin/ Berisha: S’jam përgjegjës për shanset
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar garën që kishte me Ibsen Elezin për kreun e PD-së. I ftuar në emisionin Open në News24, Berisha tha se Elezi është një nga demokratët më të vjetër por se ai nuk është përgjegjës për shanset që të tjerët kanë kundër tij.

"Po pse Ibsen Elezi çfarë ishte? Çfarë po thua tani, nuk e çorienton njeri Ibsen Elezin, ai është një nga demokratët më të vjetër. Por çfarë shansesh thua, unë s’jam përgjegjës për shanset që kanë të tjerët përballë meje. Nuk është në dorën time kjo gjë, nuk e di unë kjo," tha Berisha.

sali berisha ibsen elezi

Sondazh

Poll