Politike

Zotohet Berisha: Do ndaloj luksin, nuk do udhëtoj kurrë me avion privat në dispozicion

PPP-të dhe tenderat sekretë, sipas Berishës, do të marrin fund.

11 Korrik 2022, 22:00 Nga F.M
Zotohet Berisha: Do ndaloj luksin, nuk do udhëtoj kurrë me avion
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, ai do të transformojë jetën e të gjithë qeveritarëve. I ftuar në “Open”, Berisha tha se ai do të ndalojë luksin për të gjithë pushtetin dhe se ai vetë nuk do të udhëtojë kurrë me avion privat në dispozicion. PPP-të dhe tenderat sekretë, sipas Berishës, do të marrin fund.

“Rama dhe Ëngjëll Agaçi do të japin llogari. Edhe prapa diellit të shkojnë, do japin llogari. Ata kanë cuar dhjetëra denoncime për mua. Edhe superfuqia e kohës është marrë me insistim, por nuk kanë për të gjetur asnjë provë dhe fakt.  Edhe 100 vjet hetime të bëjnë, jo këtu por në gjithë botën nuk kanë për të gjetur. Unë u ofroj shqiptarëve, përgjigjen më të shpejtë të kësaj situate që po rrokulliset. Do vendos minimumin jetik, do t’i çlirojë shqiptarët nga varfëria ekstreme. Ligji për investimet strategjike do jetë ligji i parë që do anulohet. E kam kundërshtuar në mënyrë të pandërprerë. Ai ligj konfiskon tokën e shqiptarëve. Kur me erdhi mua, unë i thashë atë nuk e bëj kurrë. E dyta do të marrin fund PPP, do marrin fund tenderat me një operator dhe tenderat sekrete. Do ndaloj luksin. Nuk do udhëtoj kurrë me avion privat në dispozicion,”- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll