Politike

"As sfurk as kallash"/ Berisha zotohet: Rrëzojmë Ramën ose shuhemi si forcë politike, do përdorim të gjitha mjetet

Berisha tha se do të përdorë çdo formë për ta arritur këtë gjë.

11 Korrik 2022, 21:25 Nga F.M
"As sfurk as kallash"/ Berisha zotohet: Rrëzojmë Ramën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do ta rrëzojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti. I ftuar në "Open", ai tha se do të përdorë çdo formë për ta arritur këtë gjë. Në të kundërt, Berisha tha se PD-ja do të shuhet si forcë politike. 

Pjesë nga biseda në studio:

Sali Berisha: Edi Rama e shkeli marrëveshjen, nuk pyeti, nuk pyet Rama, nuk njeh asnjë standard

Arion Sulo: Ju duhet ta keni konkurrent jo armik

Sali Berisha: Është armik i votës… kam një betejë për jetë e vdekje t’i bëj qytetarët të votojnë të lirë
Arion Sulo: Me ramën s’ka zgjedhje të lira

Sali Berisha: Jo s’ka, atëherë Rama do ikë

Eni Vasili: Si? Revolucion?

Sali Berisha: Se si e tek do përcaktohet, por kjo është absolute, Rama votë shqiptarëve s’do mund t’u shkelmojë më… po them o do votojnë shqiptarët të lirë ose ne si forcë do shuhemi, ose Rama do ikë

Arion Sulo: Me Ramën s’futeni në zgjedhje

Sali Berisha: Jo nuk them hyjmë a jo, por them që Rama po preku votën, i them se s’do ta prekë më kurrë. I them se është një armik i egër i qenies shqiptare përderisa u prek votën. A po e shpik unë këtë. Strategjia, ne do dëshironin strategjinë paqësore, por do përdorim të gjitha metodat e mosbindjes civile.

sali berisha

Sondazh

Poll