Sport

Asnjëherë një numër kaq i lartë! Premier League në telashe, 300 futbollistë janë nën hetim (Zbulohet arsyeja)

Rekord negativ në Angli. Mbi 300 lojtarë profesionistë po hetohen nga HMRC, departamenti qeveritar jo-ministror i MB-së, për shmangie të taksave

11 Korrik 2022, 13:27 Nga DOSJA

Asnjëherë një numër kaq i lartë! Premier League në

ANGLI- Rekord negativ në Angli. Mbi 300 lojtarë profesionistë po hetohen nga HMRC, departamenti qeveritar jo-ministror i MB-së, për shmangie të taksave. Një klub i Premier League, nga ana tjetër, po heton pagesat offshore për agjentët.

Lajmin e raporton ‘The Sun’, që shpjegon se ka disa lojtarë të Premier League në mesin e 300 lojtarëve që janë pikasur nga Departamenti i të Ardhurave dhe Doganave për shmangie të taksave. Në historinë e hetimeve të HMRC ndaj yjeve të futbollit, nuk ka pasur kurrë një numër kaq të lartë të dyshuarish.  Ndër dokumentet e shqyrtuara janë ato që lidhen me marrëveshjet për të drejtat e imazhit.

Eksperti i taksave Elliott Buss, duke folur për tabloidin anglez, shpjegoi se autoriteti tatimor është i shqetësuar për shumat e konsiderueshme të papaguara: "HMRC e sheh futbollin si një zonë ku miliona paund taksa mund të mbeten lehtësisht të papaguara. Institucioni është i vendosur të sigurojë që kjo të mos ndodhë”.

E.Ç (Dosja.al)

premier league

Sondazh

Poll