Sport

ALARM! Zvicra anulon stërvitjen, shpërthen një virus gastrointestinal në ekip...

Tetë lojtare dhe njëmbëdhjetë anëtarë të stafit stërvitor nW kombëtaren helvete janë prekur nga infeksioni

11 Korrik 2022, 11:27 Nga DOSJA
ALARM! Zvicra anulon stërvitjen, shpërthen një virus

ZVICER - Kombëtarja e Zvicrës për femra ka anuluar stërvitjen e mëngjesit të hënën për shkak të shpërthimit të një virusi gastrointestinal, që ka prekur tetë lojtarë dhe njëmbëdhjetë anëtarë të shtabit stërvitor. Skuadra zvicerane duhet të luajë kundër Suedisë të mërkurën për ditën e dytë të fazës të ndeshjeve në grup.

Duhet mbajtur mend, se sipas rregullave të UEFA-s, ato mund të luajnë ndeshjen e radhës nëse kanë 13 lojtare në dispozicion dhe të paktën një portier mes tyre. Nga Federata Zvicerane për momentin nuk kanë dhënë më shumë detaje, por alarmi është në grumbullim.

Zvicra është në grupin C, së bashku me Suedinë, Holandën dhe Portugalinë. Të gjithë kanë nga një pikë pas ditës së parë të luajtur, pasi Zvicra barazoi kundër Portugalisë (2-2) dhe Holanda dhe Suedia gjithashtu barazuan (1-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll