Sport

Lojtarë të vrarë dhe stadiume të bombarduara, kualifikimi i Palestinës në Kupën e Azisë si oaz shprese

Të jesh trajneri i Palestinës nuk është një punë e lehtë. Këtë e di Noureddine Ould Ali, ish-tekniku i cili e përfundoi eksperiencën e dytë në vitin 2021

11 Korrik 2022, 10:37 Nga DOSJA

Lojtarë të vrarë dhe stadiume të bombarduara, kualifikimi i

PALESTINË- Të jesh trajneri i Palestinës nuk është një punë e lehtë. Këtë e di Noureddine Ould Ali, ish-tekniku i cili e përfundoi eksperiencën e dytë në vitin 2021.”Ka sfida unike”,  thotë Ould Ali. “Imagjinoni sikur Gareth Southgate të kishte gjysmën e lojtarëve të tij në një qytet tjetër dhe ata nuk mund të vijnë ose të ketë pika kontrolli midis Liverpool-it dhe Manchesterit dhe disa lojtarë të kthehen prapa. Kjo është situata kur drejton Palestinën”.

Rritja e kontrollit të Izraelit mbi territorin palestinez që nga viti 1948 është një çështje madhore ndërkombëtare me pasoja në çdo fushë. Në vitin 2007, 18 anëtarëve të ekipit kombëtar iu refuzuan vizat e daljes, për një ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Kupën e Botës në Singapor, përballje që u humb në tavolinë me shifrat 3-0.

Në vitin 2009 vriten futbollistët Ayman Alkurd, Shadi Sbakhe dhe Ëajeh Moshtahe, ndërsa stadiumet janë bombarduar. Për Palestinën ka pengesa të përditshme që e bëjnë më të vështirë këtë Kombëtare të konkurrojë në skenën ndërkombëtare.

"Njerëzit në Palestinë nuk janë të lirë në lëvizjen e tyre," thotë Ould Ali. “Nëse doni të largoheni, atëherë së pari duhet të kaloni nëpër një numër pikash kontrolli dhe nëse i kaloni ato, atëherë duhet të kaloni ende përmes kufirit në Jordani. Në përvojën e trajnerit, skenari më i keq është që nuk ia del fare, më e mira është se duhen nga pesë deri në tetë orë. Pastaj ju keni një fluturim për të shkuar në një vend tjetër dhe më pas luani një ndeshje."

Palestina renditet në vendin e 94-të në botë dhe është kualifikuar për Kupën e Azisë 2023.Ky sukses është një punë e madhe, por ka probleme të brendshme. Gaza dhe Bregu Perëndimor kanë kampionatet e tyre pasi nuk është e thjeshtë të udhëtosh mes tyre. "Ndonjëherë ata bllokojnë lojtarët që të udhëtojnë nga një pjesë e Palestinës në tjetrën," thotë Ould Ali.

“Pra, kur ke 23 lojtarë, për shembull, duhet të menaxhosh situatën. Ju thërrisni disa nga Gaza, disa nga Bregu Perëndimor, disa nga Jeruzalemi, disa arabë palestinezë. Ka pasur gjithashtu përpjekje për të thirrur lojtarë nga Europa dhe Amerikën e Jugut, veçanërisht në Kili.Në mënyrë të pashmangshme flitet se sa shumë mund të arrijë Palestina në futboll nëse kombëtarja nuk do të kishte pengesa të tilla.

E.Ç (Dosja.al)

palestina

Sondazh

Poll