Sport

Romeo Beckham, perlë si i ati nga goditja e dënimit! Çmendet komentatori. Mesazhi i David: Më bëre krenar

Romeo Beckham njësoj si babai i tij. Futbollisti i cili luan  për ekipin rezervë të Inter Miami, i befasoi të gjithë me një goditje dënimi nga distanca

11 Korrik 2022, 13:12 Nga DOSJA

Romeo Beckham, perlë si i ati nga goditja e dënimit! Çmendet

SHBA- Romeo Beckham njësoj si babai i tij. Futbollisti i cili luan  për ekipin rezervë të Inter Miami, i befasoi të gjithë me një goditje dënimi nga distanca. David Beckham ishte i famshëm për saktësinë dhe tani djali i tij, Romeo, po ndjek hapat e tij.

19-vjeçari aktualisht luan për Fort Lauderdale CF, një ekip rezervë i Inter Miami në pronësi të babait të tij David. Përballja ndaj Orlando City II ishte e vlefshme për Konferencën Lindore të ligës MLS Next Pro. Protagonisti i madh i mbrëmjes, i riu Beckham, i cili i befasoi të gjithë me një gol të pabesueshëm.

Ky është goli i tij i parë këtë sezon. Fort Lauderdale CF përfundimisht fitoi 3-1. Skuadra aktualisht është e pesta në renditje me 22 pikë, 10 më pak se lideri Columbus Creë 2.Komentatori i ndeshjes, pas goditjes së lirë të Romeos, tha: “Mendoj se e kemi parë në të shkuarën”, duke iu referuar babait të lojtarit, David, i cili ishte mjeshtër i goditjeve të dëntimit.  

Megjithatë, David Beckham postoi një story në Instagram pas ndeshjes me një dedikim për djalin e tij Romeo: “Bravo, jam shumë krenar për ty Romeo”. 19-vjeçari menjëherë më pas është përgjigjur dhe ia ka kushtuar golin babait të tij: “Të dua, babi ishte për ty”.

Romeo Beckham, perlë si i ati nga goditja e dënimit! Çmendet

E.Ç (Dosja.al)

 

romeo beckham

Sondazh

Poll