Sport

“Nuk është në shitje”! Ten Hag vendos ‘mur’ për largimin e Ronaldos, trajneri tregon bisedën me portugezin

Erik Ten Hag nuk duket se ka as më të voglin dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos

11 Korrik 2022, 12:33 Nga DOSJA

“Nuk është në shitje”! Ten Hag vendos

ANGLI- Erik Ten Hag nuk duket se ka as më të voglin dyshim për të ardhmen e Cristiano Ronaldos: "Cristiano nuk është në shitje - tha trajneri i Manchester United - Ai nuk është me ne për shkak të çështjeve personale (CR7 nuk u nis për në turneun aziatik me ekipin),  por ne po planifikojmë sezonin me të, kaq. Si ta bëjmë të lumtur? Nuk e di, por mezi pres të filloj të punoj me të." Trajneri i ri i Djajve të Kuq, për këtë arsye, donte të largonte portugezin nga merkato dhe të përpiqej të largonte thashethemet.

Ten Hag gjithashtu saktësoi se ishte përballur drejtpërdrejt me CR7: "Kam folur me Cristianon përpara se të dilte ky problem personal dhe pata një bisedë të mirë me të. Ai nuk më tha se donte të largohej. Ne duam të të arrijmë suksesin së bashku”.

E.Ç (Dosja.al)

 

ronaldo

Sondazh

Poll