Sport

Wayne Rooney kapërcen Atlantikun dhe kthehet si trajner te DC United…

Ish-lojtari i Manchester United dhe Evertonit ka luajtur në radhët e skuadrës amerikane të MLS-së në Konferencën Lindore: ai ka shënuar 45 gola në 48 ndeshje.

11 Korrik 2022, 11:02 Nga DOSJA
Wayne Rooney kapërcen Atlantikun dhe kthehet si trajner te DC

SHBA - Ish-futbollisti anglez Wayne Rooney, i cili luajti për DC United në fazën e fundit të karrierës së tij, tani është kthyer... por për të qenë trajneri i tij.  Portali ‘The Athletic’ raporton, që Rooney dhe grupi nga kryeqyteti amerikan që drejton skuadrën, kanë arritur marrëveshje që ai të ulet në stol në rolin e trajnerit. Gjithashtu theksohet se anglezi tashmë ndodhet në Uashington, për të finalizuar detajet përfundimtare të kontratës.

Edhe gazeta ‘The Washington Post’ pohoi se tashmë ka një marrëveshje, që Rooney do të jetë trajneri i ri i DC United. Në debutimin e tij si trajner në MLS, Wayne do të ketë një detyrë të vështirë me një ekip që renditet në vendin e fundit në Konferencën Lindore me Chicago Fire dhe pësoi një nga humbjet më poshtëruese në historinë e tij të premten, teksa u mund 7-0 nga Philadelphia Union.

Chad Ashton, ishte trajneri i përkohshëm i DC United, që nga shkarkimi i argjentinasit Hernán Losada në prill. Rooney dha dorëheqjen në fund të qershorit si trajner i Derby County pas rënies së ekipit nga Championship. Ai mbërriti në Derby County në vitin 2020, si lojtar-trajner, duke marrë përfundimisht pozicionin si trajner për të shpëtuar ekipin sezonin e kaluar.

Si lojtar, Wayne Rooney e njeh edhe MLS dhe DC United, pasi ishte ylli dhe kapiteni i kësaj skuadre nga viti 2018 deri në vitin 2019. Në 48 ndeshje të sezonit të rregullt me ​​DC United, sulmuesi shënoi 45 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll