Sport

Man.United ishte blof, Strakosha nis vizitat mjekësore me një tjetër klub të Premier League

Ditët e fundit në mediat angleze u përfol për një transferim të Thomas Strakoshës te Manchester United.

11 Korrik 2022, 12:53 Nga DOSJA
Man.United ishte blof, Strakosha nis vizitat mjekësore me një
Thomas Strakosha

ITALI- Ditët e fundit në mediat angleze u përfol për një transferim të Thomas Strakoshës te Manchester United. Një lajm që rezultoi blof, pasi vetëm orët e fundit eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka raportuar se ish-portieri i Lazios do të jetë pjesë e Brentford.

Në ditët e ardhshme pritet të kryen dhe vizitat mjekësore,  para se të firmoset marrëveshja, e cila është arritur.Për momentin ende nuk janë bërë të ditura detajet e kontratës dhe sa pritet të fitojë në sezon portieri shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

 

strakosha

Sondazh

Poll