Sport

Rrugët ndahen, De Zerbi nuk është më trajner i Shakhtior Donetsk-ut

Klubi ukrainas zyrtarizoi këtë të hënë në mëngjes largimin e trajnerit të tij italian, i cili mbërriti në maj të 2021.

11 Korrik 2022, 10:43 Nga DOSJA

Rrugët ndahen, De Zerbi nuk është më trajner i Shakhtior

UKRAINE - Ndërsa Shakhtior Donetsk nuk ka luajtur një ndeshje zyrtare që nga 18 shkurti për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, Roberto De Zerbi ka vendosur me marrëveshje të përbashkët të largohet nga klubi. Lajmi është bërë i ditur mëngjesin e kësaj të hëne nga ekipi ukrainas.

“Faleminderit shumë Roberto De Zerbi!”, shkruan klubi i Donbasit në faqen e tij të internetit, teksa falenderon trajnerin italian dhe stafin e tij, duke u uruar edhe suksese të reja. Fjalë të thjeshta për të përshëndetur atë që iu bashkua klubit më 25 maj 2021.

Në 30 ndeshje të luajtura, De Zerbi fitoi 20 dhe madje mori biletën për në Champions League, duke eliminuar Monakon.

Rrugët ndahen, De Zerbi nuk është më trajner i Shakhtior

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll