Sport

Te Juve është “Pogba Day”, francezi zyrtarizohet me një mesazh emocionues: Nuk të kemi harruar kurrë…

Tani është zyrtare: Paul Pogba është sërish lojtar i Juventusit

11 Korrik 2022, 12:44 Nga DOSJA
Te Juve është “Pogba Day”, francezi zyrtarizohet me
Paul Pogba

ITALI- Tani është zyrtare: Paul Pogba është sërish lojtar i Juventusit. Pas përfundimit të formaliteteve të shtunën, bardhezinjtë kanë njoftuar rikthimin e francezit, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026. Mesfushori rikthehet në Torino pas 6 vitesh.

 Pogba, siç ishte parashikuar tashmë ditët e fundit, do të veshë fanellën me numrin 10 që la në 2016 dhe që më pas u trashëgua nga Paulo Dybala.

NJOFTIMI I JUVENTUSIT

"Kur themi lamtumirë, pas një aventure të mrekullueshme të jetuar së bashku, në një cep të zemrës ka gjithmonë pak shpresë për t'u parë përsëri, herët a vonë. Me Paul-in ishte ashtu. Në 2016 rrugët tona u ndanë, pasi 4 vite të pabesueshme.Vite në të cilat ai djaloshi i talentuar francez, as 20 vjeç, bëri debutimin e tij në ekipin e parë dhe pas më pak se një muaji ai shënoi golin e tij të parë. Vite në të cilat Pogba u bë kampion i çmendur, duke fituar shumë me fanellën bardhezi, duke prekur Champions League në 2015, duke dhënë 12 asistime vetëm në sezonin e tij të fundit në Torino.

Më pas i thamë lamtumirë, dhe ndërkohë ai shenjtëroi talentin dhe fuqinë e tij, duke u bërë edhe kampion bote me Francën në 2018. I thamë lamtumirë, por kurrë nuk e harruam. Paul është kthyer në Torino, iku si djalë, rikthehet për të qenë burrë dhe kampion, por një gjë nuk ka ndryshuar: dëshira për të shkruar histori të reja së bashku. Nuk mund të ishim më të lumtur: Pogba është kthyer me ne”.

E.Ç (Dosja.al)

 

pogba

Sondazh

Poll