Sport

‘Do fitojmë një botëror’, Mancini: Dy herë kam menduar të jap dorëheqjen

Trajneri pranon se ka menduar të japë dorëheqjen si pas Euro 2020 dhe veçanërisht pas eliminimit me Maqedoninë që na përjashtoi nga Botërori 2022:

11 Korrik 2022, 10:29 Nga e.k
‘Do fitojmë një botëror’, Mancini: Dy herë kam
Roberto Mancini

ITALI- Roberto Mancini nuk e shuan optimizmin blu. Një vit më parë, fiks më 11 korrik, Italia “pushtonte” Evropën duke triumfuar në Wembley përballë Anglisë. Që nga ajo ditë kanë ndodhur shumë gjëra, mbi të gjitha suksesi në “Euro2020” u pasua me një eliminim të turpshëm përballë Maqedonisë, me Italinë që nuk arriti të sigurojë një biletë për në Botëror.

“Që kur jam bërë trajner, kam pasur gjithmonë një synim: të fitoj Europianin dhe Botërorin . Një vit më parë, me kupën në dorë, thashë me vete: Do të fitojmë. Duke menduar për këtë Botëror, padyshim që nuk ishte kjo. Por unë ende mendoj se ne do ta fitojmë një të tillë”, tha ai.

Sipas mediave italiane trajneri pranon se ka menduar të japë dorëheqjen si pas Euro 2020 dhe veçanërisht pas eliminimit me Maqedoninë që na përjashtoi nga Botërori 2022:

“Pas humbjes me Maqedoninë u gjenda në një situatë shumë të vështirë. Mendova të jap dorëheqjen”, tha ai.

roberto mancini

Sondazh

Poll