Sport

Juventus zyrtarizoi Di Marian, videoja e prezantimit shqetëson Argjentinën: "Si mund të ndodhë kjo?"

Ndërsa i gjithë ambjenti bardhezi është në qiellin e shtatë për ardhjet e Angel Di Maria dhe Paul Pogba, Juventus u mbrojt nga një sulm i pazakontë në mediat sociale

10 Korrik 2022, 14:39 Nga DOSJA
Juventus zyrtarizoi Di Marian, videoja e prezantimit shqetëson
Di Maria

ITALI- Ndërsa i gjithë ambjenti bardhezi është në qiellin e shtatë për ardhjet e Angel Di Maria dhe Paul Pogba, Juventus u mbrojt nga një sulm i pazakontë në mediat sociale. Për të shpallur firmën me Di Marian, në fakt, në një sekuencë të videos, jo tamam ajo më e mira është shkëmbyer flamuri i Argjentinës me atë të Uruguait.

Nga Amerika e Jugut, filloi menjëherë nënvizimi i gabimit, që i tillë nuk ishte ashtu si ka dashur të demostrojë Juventus, duke postuar foton e flamurit të përdorur për videon, që ishte ai i Argjentinës.

"Çfarë mund të ketë ndodhur? Si ishte e mundur të bëhej një konfuzion i tillë?" Pyesin mediat argjentinase (në veçanti gazeta sportive Olè) pasi panë filmin e shkurtër të regjistruar për të pritur Di Marian bardh e zi. Përgjigja e Juventusit ishte e menjëhershme: "Cili gabim?", shkruajnë bardhezinjtë duke treguar flamurin e përdorur për klip.

E.Ç (Dosja.al)

juventus di maria

Sondazh

Poll