Sport

Muriqi kthehet në 'mollë sherri' mes Lazios dhe Club Brugge, klubi italian kërcënon belgët me FIFA-n

Vedat Muriqi kthehet në 'mollë sherri' mes Lazios dhe Club Brugge. Kampionët e Belgjikës ishin gati të transferonin sulmuesin, por në momentet e fundit klubi belg anuloi transferimin e tij.

10 Korrik 2022, 14:27 Nga DOSJA
Muriqi kthehet në 'mollë sherri' mes Lazios dhe Club Brugge,
Vedat Muriqi

ITALI- Vedat Muriqi kthehet në 'mollë sherri' mes Lazios dhe Club Brugge. Kampionët e Belgjikës ishin gati të transferonin sulmuesin, por në momentet e fundit klubi belg anuloi transferimin e tij. Tani Lazio kërcënon se do të shkojë në FIFA.

Muriqi kishte udhëtuar drejt Belgjikës dhe iu nënshtrua testeve mjekësore në Blauë-Zwart. Mirëpo, pas atyre testeve mjekësore, Club Brugge vendosi të mos firmosë me Muriqin. Sipas presidentit të Lazios, Claudio Lotito, Muriqi nuk ka asnjë problem fizik. Sipas tij, Club Brugge nuk donte të jepte tarifën e transferimit prej 11 milionë eurosh.

Te Club Brugge, u raportua se drejtuesit po mendonin për një huazim me të drejtë blerjeje. Lazio do të ankohet me arsyetimin se sjellja e Brugge është jashtë rregullores ndërsa në këtë mes dëmtohet edhe imazhi i klubit. Nëse çështja shkon deri në FIFA dhe nëse Lazios i jepet e drejta, atëherë bardhekaltërit do të mund të përfitonin edhe një dëmshpërblim monetar nga belgët.

E.Ç (Dosja.al)

vedat muriqi

Sondazh

Poll