Sport

Ronaldo dëshiron të largohet nga United, Ten Hag i hutuar, trajneri nuk di gjë!

Trajneri i ri Manchester United, në fakt, është informuar nga palë të treta për vullnetin e yllit portugez, që kërkon të largohet nga “Djajtë e Kuq”

10 Korrik 2022, 11:24 Nga DOSJA
Ronaldo dëshiron të largohet nga United, Ten Hag i hutuar, trajneri

ANGLI - Trajneri holandez Erik Ten Hag është i hutuar. Kështu shkruan ‘Athletic’, e cila thellohet në 'sagën' e Cristiano Ronaldos, dëshira e të cilit është të largohet nga Manchester United, pas vetëm një viti nga rikthimi i tij. 

Gazeta e njohur britanike flet për një Ten Hag 'të hutuar' dhe 'të befasuar' nga vendimi i sulmuesit portugez, i cili nuk e kontaktoi asnjëherë personalisht. 

Trajneri i ri Manchester United, në fakt, është informuar nga palë të treta për vullnetin e fenomenit Cristiano Ronaldo, me të cilin ish-trajneri Ajax nuk ka mundur të përballet kurrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll