Sport

Pësoi dëmtime të rënda në kokë ndaj Wilder, Tyson Fury zhgënjen fansat: "Po sikur të përfundoj në karrige me rrota"?

Tyson Fury është drejt vendimit për t'u tërhequr nga sporti i boksit. Humbja ndaj Deontay Wilder në muajin tetor mund të sjellë këtë vendim.

10 Korrik 2022, 13:39 Nga DOSJA
Pësoi dëmtime të rënda në kokë ndaj Wilder, Tyson
Tyson Fury

ANGLI- Tyson Fury është drejt vendimit për t'u tërhequr nga sporti i boksit. Humbja ndaj Deontay Wilder në muajin tetor mund të sjellë këtë vendim. Pas ndeshjes, Fury u shpreh se ka pësuar tronditje në kokë nga grushtat e Wilder.

Siç thekson Eddie Hearn, nëse Usyk mund Joshua-n, Fury do të largohet nga boksi sepse nuk e pëlqen atë duel.

"Po ndieja dhimbje në pjesën e pasme të kokës dhe kisha gunga. Nuk e dija nëse kisha dëmtim të trurit, nuk e dija se çfarë po ndodhte me mua. I premtova bashkëshortes, i thashë: "Kjo do të jetë beteja ime e fundit, vogëlushe, nuk do të të kaloj më këtë.

I dëgjoj njerëzit të thonë; Jepi, bëje edhe një ndeshje tjetër. Po nëse unë përfundoj në karrige me rrota? Pastaj do të them që bëra edhe disa ndeshje më shumë dhe përfundova kështu, me dëmtime në tru." Përfundon boksieri.

E.Ç (Dosja.al)

tyson fury

Sondazh

Poll