Sport

Reguilón dhe Lo Celso me valixhe në duar, Conte nuk i llogarit më te Tottenham

Jashtë skuadrës janë lënë edhe Harry Winks dhe Tanguy Ndombélé. Të katër pjesë të skuadrës aktuale të klubit londinez, mesa duket nuk do të jenë pjesë e ekspeditës parasezonale dhe do të duhet të kërkojnë alternativa për destinacionin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm .

10 Korrik 2022, 08:05 Nga DOSJA
Reguilón dhe Lo Celso me valixhe në duar, Conte nuk i llogarit
Giovani Lo Celso (majtas) dhe Sergio Reguilon

ANGLI - Tottenham ka publikuar dje listën e skuadrës së Antonio Contes për turin që ‘Spurs’ kanë planifikuar për në Korenë e Jugut. Në të trajneri italian nuk ka përfshirë Sergio Reguilón për shkak të një transferimi të mundshëm. Jashtë skuadrës janë lënë edhe Giovani Lo Celso, Harry Winks dhe Tanguy Ndombélé. 

Të katër pjesë të skuadrës aktuale të klubit londinez, mesa duket nuk do të jenë pjesë e ekspeditës parasezonale dhe do të duhet të kërkojnë alternativa për destinacionin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. Në rastin e futbollistit spanjoll, Sergio Reguilón, një ish-lojtar i Real Madridit dhe Sevillas, ai do të duhet të kalojë në duart e Kia Joorabchian, agjentit të tij për të nënshkruar për një ekip të ri në javët në vijim.

Nga ana e tij, Lo Celso është futbollisti që Villarreali synon të zotërojë, pas nivelit të mirë që tregoi si huazim sezonin e kaluar. Argjentinasi mund të jetë larg Tottenhamit në të ardhmen, klubi të cilit i përket ende. Mungesa e Lo Celsos në këto dy ndeshje është konfirmim se Tottenhami nuk e ka atë në planet e ardhshme, gjë që Villarreali do të përpiqet ta shfrytëzojë për ta rifituar, ndonëse këtë herë si pronë.

Gjithsesi nuk do të jetë e lehtë, pasi Tottenham i ka paguar 40 milionë Betisit për të marrë këtë lojtar dhe do të dëshirojë të humbasë sa më pak para në një transferim hipotetik. 'Të verdhët', nga ana tjetër, nuk do t'u afroheshin atyre shifrave. Në çdo rast, ata do të duhet të bëjnë një shitje të rëndësishme përpara se të ndërmarrin një operacion që do të lejonte rikthimin e argjentinasit nën urdhërat e Unai Emery.

Reguilón dhe Lo Celso me valixhe në duar, Conte nuk i llogarit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll