Sport

Drejtuesit e Bayern zbarkojnë të hënën në Torino, tifozët e Juventusit ndalojnë De Ligt! (Kërkesa e veçantë)

Matthijs de Ligt duket se është i destinuar për t’u larguar nga Juventus. Pas interesimit të Chelsea-t, orët e fundit në sulm për qendërmbrojtësin është hedhur edhe Bayern Munich

10 Korrik 2022, 13:53 Nga DOSJA
Drejtuesit e Bayern zbarkojnë të hënën në Torino,
De Ligt

ITALI- Matthijs de Ligt duket se është i destinuar për t’u larguar nga Juventus. Pas interesimit të Chelsea-t, orët e fundit në sulm për qendërmbrojtësin është hedhur edhe Bayern Munich, që sipas raportimeve të gjermanëve ka marrë “ok”-in e holandezit për transferimin.

Mbrojtësi holandez mbërriti ditën e sotme në JMedical për të zhvilluar fillimisht ekzaminimet mjekësore. Tifozët e Juventusit pritën me ovacione mbrojtësin duke u lutur: "Mos u largo, qendro me ne", ishte apeli i disa tifozëve. Drejtuesit e Bayern do të zbarkojnë të hënën në Torino ku është organizuar një mbledhje me përfaqësuesit e Juventusit dhe lojtarit ndërsa prezent do të jetë edhe vetë De Ligt.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich

Sondazh

Poll