Sport

Hamilton aksidentohet, tifozët austriakë brohorasin! Britaniku i befasuar: "Mund të kisha përfunduar në spital!" (video)

Shtatë here kampioni i botës në Formula 1, ka mbetur i befasuar nga reagimi i publikut për aksidentin e tij në garën kualifikuese

10 Korrik 2022, 12:08 Nga DOSJA

Hamilton aksidentohet, tifozët austriakë brohorasin! Britaniku i

AUSTRI - Kur Lewis Hamilton u përplas me Mercedesin e tij me muret e cirkuitit, duke mbyllur seancën kualifikuese të Grand Prix të Austrisë, reagimi i një pjese të publikut që popullonte tribunat e ‘Red Bull Ring’ ishte qartësisht i dukshëm: një gëzim i madh, i shprehur me brohoritje për përplasjen e britanikut, rivali më i ashpër i idhullit vendas: Max Verstappen.

Logjikisht, shtatë herë kampioni nuk i ka pëlqyer fare ky gjest dhe nuk ka patur asnjë shqetësim për ta denoncuar sjelljen e tyre pas përfundimit të garës së sprintit. Zemërimi i Hamilton për qëndrimin e tribunës ishte i dukshëm.

"Është e habitshme që njerëzit e bëjnë këtë. Më kaluan shumë gjëra në kokë pas aksidentit, kur i dëgjova… Imagjinoni.  Nuk jam dakord me këtë”, denoncoi ai, duke shprehur kundërshtimin e tij për të festuar pas një fatkeqësie.

"Një pilot mund të kishte përfunduar në spital... do ta festoni këtë? Është e habitshme që njerëzit e bëjnë këtë, duke e ditur se sa i rrezikshëm është sporti ynë,"- shtoi ai.

"Nuk duhet të brohorasësh kurrë kur dikush ka një problem apo bën një aksident. Nuk duhet të ndodhte në Silverstone dhe nuk duhej të ndodhte këtu",- përfundoi shtatë herë kampioni i botës. Për fat të mirë, Hamilton doli i padëmtuar nga Mercedesi i tij, i cili ishte mjaft i dëmtuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll