Sport

Barcelona pret ‘OK’ e Bayern Munich për sulmuesin Lewandowski

Futbollisti polak mbetet i vendosur për të luajtur në ‘Camp Nou’, pavarësisht ofertës së PSG-së

10 Korrik 2022, 10:47 Nga DOSJA
Barcelona pret ‘OK’ e Bayern Munich për sulmuesin Lewandowski

SPANJE - FC Barcelona po pret të marrë një përgjigje nga Bayern Munich për ofertën për Robert Lewandowski që vetë presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e pranoi. Janë 40 milionë euro, shuma që Pini Zahavi kishte kërkuar për të larguar sulmuesin polak nga klubi bavarez.

Për momentin, gjermanët janë të vendosur dhe nuk duan të dorëzohen. Ideja mbetet e njëjtë:  Lewandowski ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij dhe ata duan që ai ta përmbushë atë. Lojtari, nga ana e tij, mbetet me synimin e tij të fortë për të nënshkruar për Barçën. 

Burime pranë golashënuesit këmbëngulën dje për ‘MD’ se “asgjë nuk ka ndryshuar”. Pavarësisht kësaj, Lewa pritet t'i bashkohet parasezonit të Bayern Munichut më 12 korrik, nëse gjithçka nuk përshpejtohet në orët e ardhshme, diçka që Barcelona nuk e sheh me shumë optimizëm. Synimi i katalanasve ishte ta lidhte atë për fillimin e turneut dhe që sulmuesi polak të mund të fillonte nën urdhrat e Xavi në Shtetet e Bashkuara. 

Bayerni nuk do ta bëjë të lehtë, pasi ka disa drejtues që kanë thënë publikisht se nuk do të largohet. Jashtë mikrofonave, supozohet se skuadra gjermane do t'i hapte derën për 60 milionë euro, shumë që Barcelona e konsideron të tepruar për një lojtar 34-vjeçar që ka edhe një vit kontratë.

Nga ana tjetër, edhe pse ka ruajtur synimin për të shkuar te skuadra katalanase këtë sezon,  Lewandowski do t'i bashkohet parasezonit të Bayern Munichut të martën e ardhshme. Ai është shprehur se dëshiron të përfundojë mirë me ekipin gjerman, me të cilin ka jetuar sezone të shkëlqyera dhe konsiderohet legjendë.

Nga ana tjetër, teksa Barcelona po priste një përgjigje nga Bayern Munich për ofertën e fundit për Lewandowskin, në Gjermani tashmë po flitet për një propozim të ri. Sipas ‘Sports1’, klubi katalanas do të ishte i gatshëm të arrinte 50 milionë euro, shifër që sipas mediumit të sipërpërmendur do të zhbllokonte situatën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll