Sport

Chelsea në bisedime për Armando Brojën. Për talentin shqiptar interesohen Everton, West Ham dhe Newcastle…

Sulmuesi shqiptar është një objektiv transferimi për një sërë klubesh të Premierligës Ai ka tërhequr interes, pas një huazimi mbresëlënës në Southampton vitin e kaluar

10 Korrik 2022, 11:08 Nga DOSJA

Chelsea në bisedime për Armando Brojën. Për talentin

ANGLI - Chelsea do të zhvillojë bisedime të mëtejshme për lëvizjen e radhës të sulmuesit të talentuar shqiptar, Armando Broja, pas interesimit intensiv për të nga Everton, West Ham dhe Newcastle United.

Ai nuk ka udhëtuar me skuadrën e Chelseas në SHBA, pasi do të vazhdojë bisedimet e mëtejshme për të ardhmen e karrierës së tij. Pronari i ri i Chelseas, Todd Boehly zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Brojës javën e kaluar dhe një tjetër të mërkurën.

Ditët e fundit Everton dhe West Ham regjistruan zyrtarisht interesimin e tyre për sulmuesin shqiptar të Chelseas. Të dy klubet mësohet se kanë bërë edhe kontakte me dëshirën e tyre për të nënshkruar përgjithmonë me sulmuesin shqiptar këtë verë.

Armando Broja, 20 vjeç, është një lojtar mjaft i kërkuar, pasi bëri përshtypje të mirë me lojën dhe aftësitë e tij tekniko-fizike kur ishte i huazuar në Southampton sezonin e kaluar. 

Gjithashtu, edhe Newcastle është tepër i interesuar për Brojën, vlera të të cilit është në kufinjtë e 30 milionë paundëve. Megjithatë, ‘blutë’ e Londrës janë ende, duke peshuar planet dhe ofertat për Brojën për sezonin e ardhshëm.

Biznesi i transferimeve për trajnerin Thomas Tuchel dhe bashkëpronarit të ri Todd Boehly, do të ketë një efekt i natyrshëm për interesat e skuadrës së Chelseas, ku vazhdimi i karrierës së talentit shqiptar Armando Broja, është një prioritet.

Chelsea në bisedime për Armando Brojën. Për talentin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll