Sport

Tym i bardhë: Barcelona dhe Dembéle po negociojnë detajet e fundit të kontratës

Siç raportohet nga ‘MD’, Ousmane do të nënshkruajë deri në vitin 2024 dhe paga e tij do të reduktohet me 40% për të arritur nivelin e pagës së Ansu Fatit.

10 Korrik 2022, 08:01 Nga DOSJA
Tym i bardhë: Barcelona dhe Dembéle po negociojnë detajet e

SPANJE - Ousmane Dembélé është një hap larg të qenit sërish një lojtar i FC Barcelona. Pas përfundimit të kontratës më 30 qershor dhe pasi asnjë nga alternativat e tjera që kishte përfaqësuesi i tij nuk ishin të pëlqyeshme, francezi mund të bëhet lojtar i Barçës së shpejti dhe marrëveshja pritet të mbyllet më shumë në fillim të javës.

Burime nga FC Barcelona i bënë të ditur ‘MundoDeportivo’, se të dy palët janë duke shkëmbyer letrat për të negociuar detajet përfundimtare të marrëveshjes, pasi siç raporton kjo gazetë, francezi ka pranuar propozimin e fundit që Barcelona i ka bërë, ku pritet një marrëveshje për dy sezone deri në qershor 2024 dhe një ulje rekord prej 40%, e barabartë me atë që merr Ansu Fati, i cili pretendohet të jetë drejtuesi i projektit të ri të Barçës.  

Këmbëngulja e Xavi Hernández për të pasur Dembélé ka qenë kyçe, pasi trajneri i Barçës e sheh francezin si krahun që i duhet për të qenë në gjendje të zhvillojë lojën e tij sulmuese dhe aq më tepër, pasi francezi doli të ishte një lojtar i rëndësishëm në ndeshjet e gjysmës së dytë të sezonit të kaluar, ku Ousmane kishte besimin e Xavit.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll