Sport

Tifozët e Lazios nuk ia falin gjestin lojtarit, kore dhe ofendime në stërvitjen e parë

E qeshura ironike pas golit të pësuar ndaj Milanit në minutat e fundit të sfidës, duket se ka vendosur vulën mbi të ardhmen e Francesko Acerbit te Lazio.

9 Korrik 2022, 23:06 Nga DOSJA

Tifozët e Lazios nuk ia falin gjestin lojtarit, kore dhe ofendime në

ITALI- E qeshura ironike pas golit të pësuar ndaj Milanit në minutat e fundit të sfidës, duket se ka vendosur vulën mbi të ardhmen e Francesko Acerbit te Lazio. Mbrojtësi u paraqit sot në Auronzo di Cadore për të nisur stërvitjen me skuadrën, por pritja e bërë nga tifozët ishte e ashpër.

Tifozët bardhekaltër kanë vënë në shënjestër lojtarin me ofendime nga më të ndryshmet, duke e ftuar të largohet nga Lazio. Pushimi midis kurbës dhe lojtarit tani duket i pashërueshëm.

Mbrojtësi, i cili aktualisht është i lidhur me klubin e Lotitos edhe për tre vite të tjera i janë drejtuar, "Acerbi, copë m…" dhe epitete të tjera të rënda. Synimi i tij është të paketojë valixhet dhe të largohet, por tani për tani në dispozicion të tij nuk ka asnjë ofertë.

E.Ç (Dosja.al)

lazio acerbi

Sondazh

Poll