Sport

Inter, miqësorja e parë përfundon 10-0! Asllani gol dhe indikacione pozitive, Inzaghi ndryshon skemën për Dybalan?

Miqësorja e parë e sezonit për Interin. Takimi ndaj FC Milanese përfundon me shifrat 10-0. Lautaro Martinez shënoi dopietë, pa harruar edhe Lukakun

9 Korrik 2022, 22:53 Nga DOSJA
Inter, miqësorja e parë përfundon 10-0! Asllani gol dhe
Inter

ITALI- Miqësorja e parë e sezonit për Interin. Takimi ndaj FC Milanese përfundon me shifrat 10-0. Lautaro Martinez shënoi dopietë, pa harruar edhe Lukakun, indikacione të mira edhe nga Asllani i cili përveç golit tregoi aftësi të mira si organizator. Simone Inzaghi provoi skemën 3-4-1-2 me Correan mbrapa dy sulmuesve, një zgjidhje e re taktike që do të ishte gjithashtu e dobishme në rast të ardhjes së Dybala.

Pjesa e parë u mbyll 6-0 falë golave ​​të Correa, Lukaku, Lautaro, Asllani dhe Fontanarosa, ndërsa në pjesën e dytë shënuan Sangalli, Pinamonti, Lazaro dhe Curatolo. Interi do të dalë sërish në fushë të martën më 12 korrik për ndeshjen e parë miqësore të vërtetë, kundër skuadrës zvicerane të Luganos.

E.Ç (Dosja.al)

inter asllani

Sondazh

Poll