Politike

Braçe zgjedh "Akademinë e Barinjve": Kryemadhi s'bën! Ahmetaj është "tigri", veçse i merr dhe i shet

Erion Braçe përjashtoi ish-kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se atij mund t’i ikin delet natën, ndërsa ndalur te Arben Ahmetaj.

8 Korrik 2022, 22:05 Nga k.m.
Braçe zgjedh "Akademinë e Barinjve": Kryemadhi
Erion Braçe

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Erion Braçe u pyet për akademinë e barinjve, një nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, duke u vënë që të zgjidhte se cili nga politikanët do ishte “studenti” më i mirë. Ai përjashtoi ish- kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se atij mund t’i ikin delet natën, ndërsa ndalur te Arben Ahmetaj, zgjodhi ta thumbonte sërish me një shprehje të presidentit Ilir Meta, i cili tha: Ky është tigri. Nga Akademia, "përjashtoi", kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

PËRGJIGJET E BRAÇES:

Basha-Pse duhet akademi njëherë? Qeveria nuk tha gjë. Basha nuk bën se i ikën delet natën.

Kryemadhi- Kjo i bërtet, i tremb

Ahmetaj- Ky i merr i shet. Por nuk i ha, i merr i mbron. Si tha Ilir Meta? This is tiger!

Edi Rama- Për bari? Shiko është i zoti, për mua është i zoti. Se kush e ka ndihmuar, gjatësia, ajo që di, ajo që është pjesë e tij, por që është burrë i zoti

erion braçe akademia e barinjve

Sondazh

Poll