Politike

Rama çoi gazetarin në 'riedukim', eurodeputeti: Liria e medias është e panegociueshme për BE-në

Me anë të një postimi në Twitter, Lega shkruan se liria e medias është e panegociueshme dhe se i bën thirrje Ramës që të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur.

8 Korrik 2022, 19:36 Nga I.A
Rama çoi gazetarin në 'riedukim', eurodeputeti: Liria e
David Lega

BRUKSEL- Eurodeputeti David Lega ka reaguar në lidhje me veprimin e kryeministrit Edi Rama për të çuar në riedukim gazetarët. Me anë të një postimi në Twitter, Lega shkruan se liria e medias është e panegociueshme dhe se i bën thirrje Ramës që të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur.  

Postimi i Plotë:

Liria e medias është e panegociueshme për anëtarët e BE-së dhe shtetet aspirante anëtare. I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama të mbështesë gazetarinë e lirë dhe të pavarur dhe të tregojë përkushtim të vërtetë ndaj vlerave të BE-së. 

Ky reagim vjen pasi kryeministri Rama çoi në riedukim dy gazetarë, rasti i fundit ishte debati që ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

david lega edi rama

Sondazh

Poll