Politike

Albana Vokshi akuza Bashës: Po tenton ta minojë PD-në në arenën ndërkombëtare!

Albana Vokshi nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur se ai po përpiqet ta minojë PD-në e Berishës në arenën ndërkombëtare.

8 Korrik 2022, 20:22 Nga k.m.
Albana Vokshi akuza Bashës: Po tenton ta minojë PD-në në
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pranoi se ka patur bisedime me deputetë të të ashtuquajtur ‘Grupi Alibeaj’ para protestës së 7 korrikut. Në fjalën e saj, në emisionin ‘Kontrast’, Vokshi nuk i kurseu akuzat ndaj ish-kryedemokratit Lulzim Basha, duke u shprehur se ai po përpiqet ta minojë PD-në e Berishës në arenën ndërkombëtare.

“Partia Demokratike është baza dhe aty është e bashkuar. Por po, sot ka një problem me Grupin Parlamentar. Nuk janë 35 deputetë, por më pak se aq, që janë të veçuar. Edhe pas protestës ka pasur bisedime me ta. Ndërsa mbledhjet që bën zoti Alibeaj bëhen edhe në mungesë të kuorumit. Por zoti Alibeaj vazhdon me axhendën e tij, që për fat të keq është axhenda e Bashës. Zoti Basha dhe ndonjë tjetër po përpiqen edhe ndërkombëtarisht ta minojnë Partinë Demokratike. Dje në shesh qytetarët tregojnë se nuk hanë bar. Pra në momentin që qeveria sillet si armik me ta, ata çohen dhe protestojnë duke i treguar Edi Ramës të vetmen gjuhë që ai kupton” – tha Vokshi.

Më tej, ajo shtoi se Partia Demokratike është e bashkuar në bazë, duke shtuar se mbledhjet që bën Alibeaj me disa deputetë janë të mungesë të kuorumit dhe të pavlefshme.

albana vokshi lulzim basha

Sondazh

Poll