Politike

Protesta e PD-së, Gjiknuri: Opozita shqiptare si ajo maqedonase, janë kundër integrimit evropian

Po ashtu Gjiknuri ka lidhur protestat që po mbahen në Maqedoninë e Veriut me protestën e djeshme në Tiranë, duke thënë se janë kundër integrimit evropian të vendeve.  

8 Korrik 2022, 19:03 Nga I.A
Protesta e PD-së, Gjiknuri: Opozita shqiptare si ajo maqedonase, janë
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka komentuar protestën e djeshme të organizuar nga Opozita. Gjatë një takimi me strukturat e PS në Njësinë 6, Gjiknuri u shpreh se protesta e djeshme ishte vetëm pasi Berisha kërkon të legjitimojë veten e vetë. Po ashtu Gjiknuri ka lidhur protestat që po mbahen në Maqedoninë e Veriut me protestën e djeshme në Tiranë, duke thënë se janë kundër integrimit evropian të vendeve.  

“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gjëra që duhen shmangur. Pra, ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, tha Gjiknuri.

damian gjiknuri protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll