Politike

VD- Berisha nxjerr pamjet nga tarraca e Kryeministrisë: I filmoi Çuçi, ia nisi Ramës në Vlorë dhe e fantaksi

Krahas videos së tij, kryedemokrati shkruan se videoja u filmua nga thotë se videon e filmoi Çuçi, duke iu referuar efektivëve të policisë të vendosur në tarracën e Kryeministrisë.

8 Korrik 2022, 20:02 Nga k.m.
VD- Berisha nxjerr pamjet nga tarraca e Kryeministrisë: I filmoi
Pamje nga protesta

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin e tij social, një video nga protesta e djeshme përpara Kryeministrisë. Siç shihet nga pamjet, videoja është regjistruar nga tarraca e Kryeministrisë. Krahas videos së tij, kryedemokrati shkruan se videoja u filmua nga thotë se videon e filmoi Çuçi, duke iu referuar efektivëve të policisë të vendosur në tarracën e Kryeministrisë. Madje nuk harroi pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama. 

“Miq, kjo është një video që filmoi Çuçi nga taraca e kryeministrisë dhe fantaksi Ramën në Vlorë,” – shkruan Berisha.

VIDEOJA E PLOTË:

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll