Politike

'Kritiku'/ Erion Braçe tregon për marrëdhëniet me Ramën: 1 muaj flasim, zihemi. Jemi pak toksikë

Erion Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e më pas debatojnë dhe nuk flasin për disa muaj të tjerë.

8 Korrik 2022, 21:34 Nga k.m.
'Kritiku'/ Erion Braçe tregon për marrëdhëniet
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka komentuar mbi marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama. I ftuar në “Më lër të flas”, Braçe tha se i ka marrëdhëniet shumë të mira me kryeministrin, ku një muaj flasin e më pas debatojnë dhe nuk flasin për disa muaj të tjerë. Mbi këtë marrëdhënie, ai tha se kanë arritur të zgjidhin shumë punë prandaj është një mënyrë se si ata kanë zgjedhur të komunikojnë.

BISEDA NË STUDIO:

Romeo Veshaj: Më trego pak për fëmijërinë tënde, unë e di që je një djalë Kombinati…

Erion Braçe: Unë dhe Manushi jemi nga Kombinati, Manushi para meje unë pas Manushit.

Romeo Veshaj: Nuk ia thotë dot emrin, Edi Manushi.

Erion Braçe: Ne për Manush e njohim, po të jetë për Edi kemi një tjetër. Edi vetëm një ka.

Romeo Veshaj: Meqë ra fjala, si i ke marrëdhëniet me kryeministrin?

Erion Braçe: Shumë të mira i kam, një muaj flasim dy muaj nuk flasim, pastaj muajin e tretë zihemi prapë e nuk flaim për katër muaj. Është një mënyrë komunikimi mbi bazë të së cilës bëhen disa punë.

Romeo Veshaj: Mua më dukeni si një çift toksik

Erion Braçe: Mundet, por çmimi i lëndëve toksike që përdoren për bujqësi është rritur shumë

erion braçe

Sondazh

Poll