Skandali me evazionin fiskal, Kryemadhi nxjerr prova të tjera: Pse “Elvis 03 Group” u lejua të kishte aktivitet financiar?
Monika Kryemadhi flet për kompaninë fiktive "Elvis 03 Group" që është zbuluar me mashtrim në vitin 2018, megjithatë është lënë që të vijonin punën.
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka publikuar detaje të reja lidhur me skandalin e evazionit fiskal. Kësaj herë, me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Kryemadhi flet për kompaninë fiktive "Elvis 03 Group" që është zbuluar me mashtrim në vitin 2018, megjithatë është lënë që të vijonin punën.
"Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie,"-shkruan Kryemadhi.
POSTIMI I PLOTË:
Opinioni publik është qartësuar këto ditë edhe më tepër përmes fakteve konkrete, pse Edi Rama, Erion Veliaj dhe banda e tyre në qeveri, kanë realizuar dhe mbrojnë me çdo kusht aferën e inceneratorëve, krye-aferën korruptive të këtyre 30 viteve. Të moshuar 95 vjeçarë, emigrantë shqiptar, si rasti i çobanit në Greqi që u intervistua sot nga media, e njerëz të varfër pa asnjë lidhje me sipërmarrjen/biznesin në jetën e tyre, janë përdorur pa mëshirë nga grupi i strukturual kriminal, qeveri-individë, për të realizuar vjedhjen e parave të shqiptarëve. Qeveria thotë se i kanë hetuar kompanitë fiktive në vitin 2018, por shikoni tabelën e mëposhtme që tregon se në vitin 2019, pra 1 vit pas hetimit të tyre, kompania fiktive "Elvis 03 Group", i ka bërë fatura fiktive kompanisë ITS të Klodian Zoto, në vlerën e 3.5 milionë dollarëve. Kompania ITS është nënkontraktore për realizimin e investimit të inceneratorit të Tiranës dhe dy inceneratorëve të tjerë.
Le të përgjigjet qeveria: 1. Si ka mundësi që pasi është zbuluar në vitin 2018, kompania “Elvis 03 Group” është lejuar të ketë aktivitet financiar? 2. A e keni hetuar ITS e Klodian Zoto për këtë aktivitet financiar 3.5 milionë dollarë me një kompani që ju vetë e konsideroni evazioniste, si “Elvis 03 Group”? 3. Nëse po, a është referuar ITS në prokurori? 4. Nëse nuk e keni hetuar, urdhri i kujt e ka bërë administratën tatimore të mbylli sytë? Unë e di të vërtetën dhe ajo flet qartazi se kjo është skema si Klodian Zoto ka kthyer paratë mbrapsht te qeveritarët që dhanë firmat e paligjshme për inceneratorët.
Qeveria shqiptare është e mirëpritur të përgjigjet, ndërsa drejtësisë së re dhe SPAK në veçanti, nuk i falet të mos veprojë sa më parë kundër kësaj vjedhje të faktuar tashmë me 3 koncesionet e inceneratorëve. Në çdo vend normal të botës kryeministri duhet të jepte dorëheqjen e menjëhershme pas këtij skandali tashmë të ekspozuar, por arroganca qeveritare e mbështetur tek një aleancë e errët ndër institucionale, mban gjallë iluzionin e shpëtimit nga gjykimi. Faktet do vijojnë të bëhen mal, deri sa faktet të fitojnë mbi peshën e çdo karrige drejtuesi qeverie, bashkie, apo drejtësie.
Monika Kryemadhi denoncoi 24 kompani të cilat në funksion të kompanisë së inceneratorit të Tiranës bëjnë evazion fiskal miliona euro përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Vetë Shoqëria Koncensionare Integrated Energy (IEBV) ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryemadhit duke deklaruar se kompania nuk ka asnjë furnitor nga subjektet që u përmendën nga Kryemadhi si dhe nuk ekziston asnjë shkëmbim tregtar.
Sondazh
PD dorëzon një tjetër kërkesë për heqjen e mandatiti të Xhaçkës, mungon firma e Berishës
PD TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar një tjetër kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka....
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kam një kusht, non grata që të rëndon ty në shpatulla
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e ...
Berisha e bëri Ramën armik, Braçe i del në mbrojtje: Me këtë kulturë ke burgosur Nanon e ke vrarë 4 qytetarë më 21 janar
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fund...
Kovaçevski: Do hapim agjenci të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja për Ballkanin e Hapur
Pamje nga takimi i sotem MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të krijohet një agjenci n&e...
OSBE dënon Ramën për gazetarët, Zhupa Pa liri të medias nuk ka siguri, transparencë dhe as votë të lirë
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA INA ZHUPA Partia Demokratike përshëndet reagimin e OSBE për Lirinë e Media...
7 korriku/ Berisha: Rama armiku im, beteja vazhdon. Meta e mbështet, Balla: E organizuar keq
Taulant Balla, Ilir Meta dhe Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar tubim nuklear nga misionarët e Shqipërisë...
VD-'Riedukimi' i gazetarëve nga Rama/ Balla: Edhe Trump ia hiqte fjalën gazetarit të CNN
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u pyet ditën e sotme nga gazetarët për incidentin e k...
Këshilli i Mandateve/ Xhaçka dërgon avokatit, Çefligu: S’ka kushte për kushtetuese (Debatet)
Këshilli i mandateve TIRANË- Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e ...
VD-Mandati i Xhaçkës/ Balla: Flluskë sapuni, procedurë që nis nga zbrazëtia e agjendës politike të opozitës
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se kërkesa e opozitës p...
VD-Protesta e Berishës, Balla: E organizuar keq, komentin e Baton Haxhiut nuk e marr seriozisht
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla e quan protestën e Sali Berishës të organizuar...
