Politike

PD dorëzon një tjetër kërkesë për heqjen e mandatiti të Xhaçkës, mungon firma e Berishës

Mësohet se kërkesa ësgrë firmosur nga 14 deputetë të PD-së, por pa firmën e Berishës në mënyrë që të bëhet më e pranueshme nga ana e PS-së.

8 Korrik 2022, 18:46 Nga I.A
PD dorëzon një tjetër kërkesë për heqjen e
PD

TIRANË- Partia Demokratike ka dorëzuar një tjetër kërkesë për heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kërkesa është dorëzuar në Këshillin e Mandateve të Kuvendit. Mësohet se kërkesa ësgrë firmosur nga 14 deputetë të PD-së, por pa firmën e Berishës në mënyrë që të bëhet më e pranueshme nga ana e PS-së.

Bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi do të ndërtojë përmes një kompanie të tretë, një resort turistikm në Dhërmi, pasi është shpallur edhe "investitor strategjik" nga qeveria Rama. Në skemën e dyshuar si klienteliste, kunata e ministres Xhaçka, Taëni Lin Grzych-Sutton, një shtetase 30-vjeçare nga Masaçusets i SHBA, e cila prej vitesh bashkëjeton në Tiranë me vëllain e Xhaçkës mori pronën në fjalë në përdorim në bregdet përmes një kompanie e cila u ngrit dhe u asistua nga administrata e kompanisë së Gaçit. Paralelisht Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania "AG.Tç" SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite. Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike. Vetë Gaçi i pyetur për mediat ka thënë më herët se është ai investitori por nuk ka deklaruar se shtetasja amerikane në fakt është njohje e tij dhe krushqi e të shoqes ministre. Me këtë vendim, familja Xhaçka përfiton marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30 vjet dhe infrastrukturë falas nga shtetit. Por ministrja thotë se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe se bashkëshorti i saj është një "emigrant ëndërrimtar".

olta xhacka keshilli i mandateve 8 korrik 2022

Sondazh

Poll