Politike

Braçe akuza Lulzim Bashës: Ka afera korruptive, sa ndjente erën e lekut, i dilte gjumi

8 Korrik 2022, 21:59 Nga k.m.
Braçe akuza Lulzim Bashës: Ka afera korruptive, sa ndjente erën
Erion Braçe

TIRANË- Ish-zv/kryeministri Erion Braçe tha se ish-kryedemokrati Lulzim Basha është politikani që duhet të jetë pas hekurave të burgut. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Më lër të flas", Braçe tha se Basha duhet të ishte në burg për shkak të aferave korruptive. Erion Braçe mendon se Sali Berisha është e keqja më e e madhe e politikës shqiptare, duke kujtuar ngjarjen e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues, ndërsa shtoi edhe shpalljen "non grata" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

PJESË NGA BISEDA:

Donaldi: Cili duhet të jetë pas hekurave?

*Braçe ngre tabelën e Sali Berishës: Patjetër që ky. Ka plot, por ky i kryeson. Ka plot që kanë pasur pushtet e nuk kanë bërë asgjë për popullin por vetëm për interesin e vet. Por Berisha ka disa specifika, e para besoj që i mbani mend ata katër qytetarët e vrarë në mes të bulevardit në një ditë proteste dhe sot ka pasur protestë, nuk ka ndodhur asnjë gjë. Më 21 janar ky i pa nga penxherja, urdhëroi e u vranë katër qytetarë të pafajshëm. Ky është non-grata, çfarë të bëjmë. u pyet për akademinë e barinjve, një nismë e prezantuar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, duke u vënë që të zgjidhte se cili nga politikanët do ishte “studenti” më i mirë. Ai përjashtoi kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se atij mund t’i ikin delet natën, ndërsa ndalur te Arben Ahmetaj, zgjodhi ta thumbonte sërish me një shprehje të presidentit Ilir Meta, i cili tha: Ky është tigri. Nga Akademia, "përjashtoi", kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Cili ka më shumë afera korruptive?

Erion Braçe: Sa ndjente erën e lekut, çohej. I dilte gjumi.

 

erion braçe lulzim basha

Sondazh

Poll