Politike

Protesta/ Këlliçi: Rama-Veliaj futën njerëz mes turmës për të provokuar

Sipas tij, të dy kishin futur persona në protestë që të provokonin dhunë, por duket se plani nuk ka funksionuar. 

8 Korrik 2022, 21:00 Nga k.m.
Protesta/ Këlliçi: Rama-Veliaj futën njerëz mes
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi komentoi protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë. I ftuar në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv, Këlliçi tha se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kishin provokuar dje.

Sipas tij, të dy kishin futur persona në protestë që të provokonin dhunë, por duket se plani nuk ka funksionuar. 

“PD është opozita e vendit, me të gjithë grupet e ndryshme, opozita është në këmbë. Protesta shërbeu për të dhënë mesazh të qartë. S’më cakton dot askush kë dua kryetar në partinë time, s’e cakton dot ambasada. Ka lidhje me konceptin dhe jo me ambasadën. Këtë e vendosin anëtarët e një partie. PD ka dhënë leksion demokracie si në Amerikë, ku prevalon demokracia e drejtpërdrejtë. Dje protesta ishte madhështore jo vetëm në numër, por në simbolikë, ngjyra, pjesëmarrje, rrezatonte shpresë, qytetari.

Rama-Veliaj janë investuar që të kishte përplasje në protestë. Kam qenë prezent në dy raste, kur kishte provokime. Janë nxjerrë jashtë nga turma, persona që nuk i njihte askush që thoni hajde t’i biem policisë. Dje reagoi kryeqyteti të cilit Veliaj i ka betonizuar çdo cep. Shqipëria e vërtetë ka qenë dje në shesh, Shqiëria e Ramës, Veliajt, Damianit, Belindës. Udhëtojnë me chartera, makina qindra mijëra euro, kanë apartamente me para të mbushura cash, që i marrin me qira, i kanë në disa vende, ua vjedhin hera-herës dhe nuk i denoncojnë dot. Ka nga ato ministra që i kanë vjedhur paratë në shtëpi apo tek prindërit dhe nuk i denoncojnë dot,”-tha Këlliçi.

Partia Demokratike zhvilloi ditën e djeshme një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

belind këlliçi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll