Politike

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kam një kusht, non grata që të rëndon ty në shpatulla

Me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj shkruan se gjuha dhe helmi i Berishës së tanishme nuk e bën atë të ndryshëm nga Berisha që ka pas bërë marrëveshje me Fatos Nanon.

8 Korrik 2022, 18:33 Nga I.A
Alibeaj i përgjigjet Berishës: Kam një kusht, non grata që
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit e quajtu atë vegël të Taulant Ballës. Me anë të një postimi në Twitter, Alibeaj shkruan se gjuha dhe helmi i Berishës së tanishme nuk e bën atë të ndryshëm nga Berisha që ka pas bërë marrëveshje me Fatos Nanon. Po ashtu Alibeaj ka shkruaj se ai ka vetëm një kusht, non grata që i rëndon Berishës në shpatulla.

Postimi i Plotë:

Revanshi dhe gjuha e helmët e Sali Berishës ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga ai, nuk e bën atë të ndryshëm nga Sali Berisha që bënte paqe dhe marrëveshje, p.sh. me Fatos Nanon dikur. Në tjetër i shpallur “armik” i madh, me të cilin u puth pa të keq më pas. Veçse këtë herë, me një PD që e përçau dhe sakatoi, siç deshi dhe për aq sa e do, e vetmja fitore e Sali Berishës është ajo ndaj “armiqve të brendshëm”, si në komunizëm. Është e qartë për çdo qytetar se rruga për largimin e Edi Ramës nuk kalon nga përçarja e opozitës por vetëm drejt bashkimit të saj! Bashkimit rreth vlerave të qytetarisë politike. Kush bën sikur nuk e kupton, thjesht përdor kauzën e opozitës, shpërdoron besimin e demokratëve veç për interes personal të vetin apo enturazhit të vjetërsuar politik. Sa për "kushte të tmerrshme", po e kam një! Ajo që i rëndon si peshë atij e që do t’ua hedhë në kurriz mua dhe demokratëve: “non grata” e firmosur nga SHBA. Ky është kusht ‘sine qua non'.

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Enkelejd Alibeaj është kthyer në një lolo të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Alibeajt nuk i kushton më rëndësi as kryeministri Edi Rama dhe e ka hedhur në duart e Ballës. 

enkelejd alibeaj sali berisha

Sondazh

Poll