Politike

Kovaçevski: Do hapim agjenci të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja për Ballkanin e Hapur

Me anë të një postimi në Facebook, Kovaçevski ka shkrur se ky vendim u morë gjatë bisedës së sotme online me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

8 Korrik 2022, 17:28 Nga I.A
Kovaçevski: Do hapim agjenci të përbashkët për
Pamje nga takimi i sotem

MAQEDONIA E VERIUT- Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se do të krijohet një agjenci në kuadër të Ballkanit të Hapur për tërheqjen e investimeve të huaja. Me anë të një postimi në Facebook, Kovaçevski ka shkrur se ky vendim u morë gjatë bisedës së sotme online me kryeministrin shqiptar Edi Rama si dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Postimi i Plotë:

Bashkëpunimi ynë përmes Ballkanit të Hapur është konkret, për një rajon të fortë ekonomik të gatshëm për anëtarësim në BE. Përmes grupeve të përziera ndër-burimore do të tejkalojmë së bashku vështirësitë e furnizimit me ushqim dhe energji dhe zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë. Mëngjesin e sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama biseduam edhe për krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.

dimitar kovaçevski edi rama aleksandar vuçiç ballkani i hapur

Sondazh

Poll