Sport

Duan kualifikimin në raundin tjetër, klubi shqiptar josh tifozët, bileta më e shtrenjtë 5 euro

Llapi dështoi në sfidën e parë të Conference League ndaj Buducnostit, në transfertë, duke humbur 2-0, por për skuadrën nga Podujeva mund të shkonte edhe më keq, pasi luajti që nga minuta e 30-të me një lojtar më pak

8 Korrik 2022, 19:58 Nga DOSJA

Duan kualifikimin në raundin tjetër, klubi shqiptar josh tifozët,

KOSOVË- Llapi dështoi në sfidën e parë të Conference League ndaj Buducnostit, në transfertë, duke humbur 2-0, por për skuadrën nga Podujeva mund të shkonte edhe më keq, pasi luajti që nga minuta e 30-të me një lojtar më pak.

Javën tjetër, skuadra nga Kosova do të luajë ndeshjen e kthimit në Prishtinë, dhe për këtë klubi ka vendosur të ulë çmimet sa i përket biletave për të pasur sa më shumë tifozë në stadium. Bileta më e lirë do të kushtojë 1 euro, ndërsa më e shtrenjta 5 euro.

NJOFTIMI I KLUBIT

Kryesia e klubit në krye me Presidentin z. Beqir Batatina merr vendim që në ndeshjen kthyese më 14 korrik në Stadiumi “Fadil Vokrri”, KF Llapi-FK Budućnost Podgorica, të ketë bileta me çmime solide vetëm që stadiumi të jetë i stërmbushur ndaj atyre që treguan urrejtje jo vetëm ndaj nesh por ndaj gjithë kombit shqipëtar në ndeshjen e parë të zhvilluar mbrëmë në Podgoricë.

Sektori Veri dhe Jug – Çmimi i biletës: 1 Euro
Sektori Lindje – Çmimi i biletës: 2 Euro
Sektori Perëndim – Çmimi i biletës: 3 Euro
Sektori VIP – Çmimi i biletës: 5 Euro

Bileta do ketë mjaftueshëm në pikat kryesore në qytetin e Podujevës, në shesh të qytetit tonë dhe sheshet e Prishtinës, afër Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe çdo vend ku ka kërkesa nga tifozët tanë dhe gjithë tifozët e kombit shqipëtar.BASHKIMI BËNË FUQINË

E.Ç (Dosja.al)

llapi buducnost

Sondazh

Poll