Sport

Rey Manaj provon edhe futbollin britanik, firmos për Watfordin në Championship…

Barcelona ka ruajtur vetëm një përqindje të kartonit të lojtarit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare do të firmosë me skuadrën angleze një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

8 Korrik 2022, 15:09 Nga DOSJA

Rey Manaj provon edhe futbollin britanik, firmos për Watfordin në

ANGLI - Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshjen përfundimtare për transferimin e sulmuesit të shqiptar, Rey Manajt, në Angli. Ai do të jetë futbollisti i ri i Watford, për këtë nuk kanë më asnjë dyshim.

‘Sky Sport’ dhe të gjitha mediat angleze raportojnë, se Manaj ndodhet në zyrat e klubit, ku do t’i nënshtrohet këtë të premte vizitave mjekësore për të hedhur më pas firmën mbi kontratë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Rey Manaj shkon falas te Watford, teksa Barcelona ka ruajtur vetëm një përqindje të kartonit të lojtarit. Ai do të firmosë me skuadrën angleze një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Watfordi, që këtë edicion do të garojë në Championship, po synon ta përforcojë ekipin për t’u rikthyer në Premier League. Manaj sezonin e shkuar ishte pjesë e Spezias në Serie A, ku në 30 ndeshje shënoi pesë gola.

Rey Manaj provon edhe futbollin britanik, firmos për Watfordin në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll