Sport

Roma nuk e bleu portugezin, ‘basti’ humbur i Mourinhos kalon te Galatasaray

Sergio Oliveira do të transferohet nga Porto te klubi turk. Verdhekuqtë, të cilët e morën si huazim mesfushorin në merkaton e dimrin, nuk e përdorën opsionin e blerjes për portugezin.

8 Korrik 2022, 16:54 Nga DOSJA
Roma nuk e bleu portugezin, ‘basti’ humbur i Mourinhos kalon te
Sergio Oliveira, me trofeun e Conference League, finalja e së cilës u zhvillua në Tiranë

ITALI - Mesfushori portugez i Portos, Sergio Oliveira ishte një nga bastet e José Mourinhos për Romën e tij në merkaton e fundit të dimrit. Ai mbërriti në formë huazimi te skuadra e ‘verdhekuqtë' dhe u rikthye te 'dragonët' në fund të sezonit. Oliviera tani është në Stamboll për të nënshkruar me Galatasaray. Mourinho dhe Roma vendosën të mos përdorin opsionin e blerjes që kishin për mesfushorin portugez.

Galatasaray shpreson të shpallë Oliveira si lojtarin e saj më të ri për mediat, sapo të kenë kaluar kontrollin mjekësor dhe të finalizohen detajet e fundit të operacionit. Me këtë rast, ndërkombëtari portugez nuk do të huazohet si në rastin e Romës në janarin e kaluar, por në mënyrë të përhershme. Klubi turk do t'i paguajë Portos 3 milionë euro.

Sergio Oliveira, 30 vjeç, do të nënshkruajë deri në vitin 2026 për Galatasaray. Me Romën ai luajti 22 ndeshje, shënoi 3 gola dhe dha një asist. Edhe pse nuk startoi në finalen e Tiranës për Conference League të fituar nga Roma ndaj Feyenoord, portugezi u fut në ndeshje në minutën e 17-të për shkak të dëmtimit të fantazistit Henrikh Mkhitaryan, që tani ka kaluar te Interi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll